LAJMI I FUNDIT:

“Zjarr i tërbuar” në një bazë ushtarake ruse, evakuohet zona përreth – publikohen pamjet e shpërthimit

“Zjarr i tërbuar” në një bazë ushtarake ruse, evakuohet zona përreth – publikohen pamjet e shpërthimit

Një seri shpërthimesh të mëdha në një depo të madhe municionesh në Rusinë e largët kanë çuar në një evakuim masiv.

Sipas raporteve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një person ka gjetur vdekjen dhe të paktën shtatë të tjerë janë plagosur në një depo ushtarake afër Achinsk në Siberi, raportet sugjerojnë.

Shpërthimi i municionit ka shkaktuar fishekzjarre masive në depo duke paraqitur rreziqe për banorët, me një rreze prej 13 milje.


“Territori është i rrethuar, ushtarët ende nuk mund të dalin nga strehimi sepse shpërthimet vazhdojnë”, citohet të kenë thënë autoritetet e rajonit Krasnoyarsk për mediat lokale.

Ndërsa një zëdhënës për shërbimet e urgjencës në Achinsk tha: “Popullata po evakuohet, dhe shërbimet e urgjencës po punojnë në vendin e ngjarjes”.

Shpërthimet e depove të municioneve nuk janë të pazakonta në Rusi.

Vetëm në një incident të fundit në maj 2019, një zjarr u “tërbua” për gati një javë para se të ndalej, duke përdorur edhe ujë nga aeroplanët dhe helikopterët ushtarakë. /Telegrafi/