LAJMI I FUNDIT:

Ziadin Sela do të kandidojë përsëri për kryetar të komunës së Strugës

Ziadin Sela do të kandidojë përsëri për kryetar të komunës së Strugës

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, njiherit kryetar i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka deklaruar në Kuvendin e Maqedonisë se përsëri do të kandidojë për kryetar të komunës së Strugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë deklaratë e bëri gjatë replikës së tij ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski.

“Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish-kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela./Telegrafi/