LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja misterioze që tronditi Francën – ‘eshtrat’ e fëmijës që u zhduk verën e kaluar gjenden afër shtëpisë së gjyshërve të tij në Alpet franceze

Zhdukja misterioze që tronditi Francën – ‘eshtrat’ e fëmijës që u zhduk verën e kaluar gjenden afër shtëpisë së gjyshërve të tij në Alpet franceze

Hetuesit francezë kanë gjetur dhe identifikuar “eshtrat” e një fëmije, zhdukja e të cilit verën e kaluar në një fshat të vogël në Alpet franceze tronditi kombin, tha një prokuror të dielën.

Zbulimi është zbulimi i parë i madh në rastin e Emile (2-vjeç e gjysmë), i cili u zhduk më 8 korrik të vitit të kaluar ndërsa qëndronte me gjyshërit e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dy fqinjët e panë atë për herë të fundit në orët e vona të pasdites duke ecur vetëm në një rrugë në Le Vernet, në një lartësi prej 1200 metrash në Alpet Franceze.


“Të shtunën, policia u informua për zbulimin e eshtrave pranë fshatit Le Vernet”, tha prokurori Jean-Luc Blachon.

Dhe testimi gjenetik i lejoi ata “të arrinin në përfundimin të dielën se ishin kockat e fëmijës Emile”, shtoi ai.

Prokurori nuk dha shkakun e vdekjes, por tha se hetuesit mjeko-ligjorë po vazhdojnë të analizojnë eshtrat.

“Policia është duke vendosur mjete për të kryer kontrolle shtesë në zonën ku janë gjetur eshtrat”, shtoi ai.

Një burim i afërt me rastin tha se një shëtitës kishte pikasur mbetjet.

Kur u zhduk, Emile sapo kishte ardhur (një ditë më parë) për të qëndruar me gjyshërit e tij nga nëna në shtëpinë e tyre të pushimeve.

Një kërkim masiv në terren që përfshinte dhjetëra oficerë policie dhe ushtarë, qen, një helikopter dhe drone nuk arritën të gjenin djalin e vogël në korrik.

Një prokuror tha pas disa ditësh se nuk kishte gjasa që një fëmijë kaq i vogël të kishte mbijetuar në vapën e verës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori