LAJMI I FUNDIT:

Zharku: Serbia kurrë nuk do ta menaxhojë hapësirën ajrore të Kosovës

Zharku: Serbia kurrë nuk do ta menaxhojë hapësirën ajrore të Kosovës

“Me investimet që Kosova do t’i bëjë në shërbimet e navigacionit ajror, në vitin 2019, do të ishte plotësisht e gatshme që ta marrë përgjegjësinë edhe për ofrimin e plotë të shërbimeve në hapësirën e vet të lartë ajrore për mbikalimet transit të avionëve”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropën e Lirë, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Ai ka bërë ët ditur se NATO-ja ka hequr kufizimet ajrore për Serbinë, të vendosura 16 vjet më parë, e të cilat vlenin 20 km në brendi të territorit të Serbisë, përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Pra, bëhet fjalë për një pjesë të hapësirës ajrore të Serbisë, dhe jo të Kosovës. Fluturimet nëpër këtë zonë kanë qenë të ndaluara dhe mund të kryhen vetëm me leje speciale të komandantit të KFOR-it. Zona e Sigurisë Ajrore është relaksuar gjatë viteve të kaluara dy herë, një herë është relaksuar në vitin 2001 është ngushtuar nga 25 km në 10 km, dhe në vitin 2003 është ngushtuar më tej nga 10 km në 5 km. Së fundi ka pasur një takim të komandimit të KFOR-it me ushtrinë serbe dhe Zona e Sigurisë Ajrore është relaksuar që do të thotë kemi të bëjmë me rritje të sigurisë apo faktikisht KFOR-i, ka vlerësuar se nuk ekziston ndonjë rrezik për sigurinë në Ballkan, rrjedhimisht edhe për Kosovën. Zona e Sigurisë Ajrore nuk është anuluar – ajo është relaksuar plotësisht dhe mund të rivendoset në çdo kohë nëse komandanti i KFOR-it e konsideron të nevojshme”, theksoi Zharku.


Ai ka thënë se nga përfundimi i luftës, Serbia ka bërë përpjekje të vazhdueshme ta pengojë zhvillimin e aviacionit civil në vendin tonë. “Serbia nuk ua lejon fluturimin nëpër hapësirën e vet ajrore aeroplanëve që vinë në Prishtinë apo aeroplanët që nisen nga Aeroporti i Prishtinës në aeroportet tjera. Serbia, gjithashtu, publikon informata të rrejshme aeronautike se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për fluturime civile. Me gjithë këto pengesa të vazhdueshme të Serbisë, efektet e tyre kanë qenë të vogla, për shkak se Serbia nuk ka asnjë lloj juridiksioni në hapësirën tonë ajrore dhe vit pas viti kemi pasur rritje të vazhdueshme të aktiviteteve të aviacionit civil dhe zhvillim të infrastrukturës ajrore”, ka theksuar ministri Lutfi Zharku.

Aktualisht sipas tij, të gjitha fluturimet në Aeroportin e Prishtinës kryhen përmes një korridori ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë. “Vetëm ky korridor është i hapur aktualisht për fluturime civile. Ministria e Infrastrukturës, Autoriteti i Aviacionit Civil, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe institucionet tjera të shtetit janë duke punuar ngushtë me NATO-n për normalizimin e plotë të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës, që i bie që është hapësira nën 6.500 m”, tha ai. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori