LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhen anëtarët e ri të bordit të drejtorëve në “Termokos”

Zgjidhen anëtarët e ri të bordit të drejtorëve në “Termokos”

Anëtarë të Bordit të drejtorëve janë zgjedhur: Nagip Krasniqi, Adnan Preniqi, Hysni Kuka dhe Bekim Jakupi, ndërsa mandati i tyre është trevjeçar.

Ndërkohë, së shpejti do të nis së zbatuari edhe projekti i kogjenerimit apo sjellja e avullit nga termocentralet e Obiliqit, që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Ky projekt ka për qëllim rehabilitimin, kogjenerimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.


Pas shpronësimit të pronave ku do të kalojë traseja prej 11 kilometrave, tashmë ka përfunduar ndërtimin i tubave të rrjetit të ngrohjes që do ta sjellë ujin e ngrohtë nga termocentrali deri në “Termokos”. Njëkohësisht janë ndërtuar edhe dy nënstacione, njërit në afërsi të “Termokos”-it dhe tjetri në afërsi të termocentralit Kosova B”, thuhet në një kumtesë të Komunës së Prishtinës.

Lidhur me projektin e kogjenerimit, i cili ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro, 25 milionë euro janë grante, ndërsa pesë milionë euro janë kredi.

Prej granteve 14 milionë janë siguruar nga Komisioni Evropian, gjashtë milionë nga qeveria Gjermane, dy milionë nga qeveria e Luksemburgut, 1.5 milionë nga qeveria suedeze dhe dy milionë janë ndarë nga Komuna e Prishtinës, e cila njëkohësisht është edhe garantuese e kredisë prej 5 milionë eurosh që “Termokos” ka marrë nga Banka Gjermane për Zhvillim për realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/