Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos fillojë as këtë vit meqë të njëjtit tani do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Pas zgjerimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, këta të fundit do të paraqiten ndaras të martën para gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë. Me këtë fillon edhe rrjedhja afatit kohor për mbrojtjen që t’i bëjë kundërshtimet e saj lidhur me aktakuzën.
Taulant Hodaj, avokat i akredituar nga Specialja, vlerëson se zgjerimi i aktakuzës do të vonojë edhe më tutje fillimin gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Nëse i keni parë ato paraqitjet publike të para aty është planifikuar që vitin e kaluar të fillojë gjykimi dhe ato janë shtyrë në vazhdimësi vetëm me atë aktakuzë që ka qenë, tash me zgjerimin e saj padyshim që do të ketë shtyrje të periudhës se kur do të fillojë gjykimi. Nuk besoj se këtë vit do të fillojë gjykimi fare sepse do të marrë shumë kohë, tash i takon e drejta mbrojtjes që të kundërshtojë dhe shumë mocione të tjera që do t’i përdorë, po ashtu edhe prokuroria e ka të drejtën e vet t’i përgjigjet kundërshtimeve të tyre dhe kjo merr kohë siç na ka treguar praktika në këtë rast dy vitet e kaluara”, thotë ai.
Duke folur për ketë rast, i cili ende është në procedurë paraprake, Hodaj thotë se do të nevojitet kohë e konsiderueshme për përgatitjen e lëndës dhe dorëzimit të saj të trupi gjykues, çka pastaj i hap rrugë fillimit gjykimit.
Ndërsa për paraqitjet që do të bëhen nesër në gjykatore në Hagë, Hodaj thotë se ata do të deklarohen rreth pikave të zgjerimit të aktakuzës.
“Është bërë ndryshimi i aktakuzës në kuptim të zgjerimit, pra zgjerimi i aktakuzës me dy pika u janë shtuar edhe disa raste për katër të akuzuarit. Pra janë këta të akuzuar dhe pikat e aktakuzës të njëjta siç kanë qenë më parë por janë shtuar disa vendngjarje. Pas kësaj konform rregullores së procedurës së provave i rrjedh afati mbrojtjes që t’i bëjë kundërshtimet e tyre paraprake në këtë procedurë”, thotë ai.

Gjykata Speciale ka njoftuar se “pas dorëzimit të aktakuzës së ndryshuar, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët caktoi paraqitjet e mëtejshme për secilin të akuzuar më 10 maj 2022”.
Sipas gjykatës, më 29 prill 2022 ZPS ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para Dhomave të Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Para gjyqtarit të procedurës paraprake, Thaçi dhe të tjerët do të dalin të martën dhe paraqitjet e tyre të cilat do të jenë ndaras do të fillojnë prej orës 10:00.KP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe