Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të mbahen në pranverë. Data e saktë pritet të kumtohet në fillim të muajit të ardhshëm nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, por me gjasë ato do të mbahen në dy rrethe zgjedhore në prill dhe maj.
Megjithatë, dilema kryesore mbetet nëse së bashku me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat kërkohen nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, partitë shqiptare të opozitës, por edhe një pjesë e vetë Lidhjes Social- Demokrate (LSDM) të kryeministrit, Zoran Zaev. Për këtë edhe do të diskutohet në mbledhjen e të premtes të organeve të partisë, nëse do të pranohet ose jo një mundësi e tillë.
Kryeministri Zaev thotë ai personalisht nuk parapëlqen zgjedhje të dyfishta, por do të pranojë nëse një gjë e tillë kalon në organet e partisë.
“Zgjedhjet parlamentare reflektohen ndaj vendimeve që e çojnë përpara vendin, qoftë në ekonomi apo sfera tjera, andaj them që ky vit duhet të jetë ekonomik. Kjo është një nga arsyet se pse nuk duhet të ketë zgjedhje, pasi duhet të kryhen shumë reforma që ndodhen para nesh. Por, në anën tjetër ka vlerësime se kur ka zgjedhje presidenciale pse të mos shfrytëzohet mundësia për marrjen e një mandati të plotë, por edhe për faktin se mbajtja edhe e parlamentareve nuk do të rrezikonte presidencialet, për shkak të frikës për të mos kaluar pragun prej 40 për qind në rast të ndonjë bojkoti të mundshëm. Sidoqoftë, për vendimin final do të diskutohet në organet e partisë”, tha Zaev.
Nga opozita kanë thënë se zgjedhje duhet të ketë, për shkak të siç thonë, “humbjes së kredibilitetit të Qeverisë lidhur me Marrëveshjen për emrin me Greqinë, Ligjin për gjuhën shqipe, gjendjen e rëndë ekonomike, partizimin e gjyqësorit, e çështje tjera”.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partner kryesor i LSDM-së në Qeveri, thonë se nuk ka nevojë që të mbahen zgjedhje edhe pse ata shprehen të bindur në fitoren e tyre, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Interes shtetëror për vendin në këtë situatë nuk është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por nëse të tjerët kërkojnë zgjedhje, BDI-ja është e gatshme t’i përgjigjet çdo përballjeje”, ka deklaruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Njohësit e çështjeve politike thonë se zgjedhjet janë humbje kohe, por rreziku i dështimit të zgjedhjeve presidenciale, por edhe konfirmimi i legjitimimit pas Marrëveshjes për emrin, mund të jetë një nga arsyet që megjithatë në pranverë të ketë zgjedhje të dyfishta. Sasho Klekovski, thotë Qeveria aktuale përballet edhe me kritika tjera.
“Edhe partitë politike, por edhe deputetët që votuan Marrëveshjen e Prespës (Marrëveshja për emrin) nuk kishin legjitimimet që ta bëjnë këtë, pasi nuk ishte paraparë në programet e tyre, pra edhe mund të kontestohet vendimi i tyre.. Duke u nisur nga kjo, por edhe premtimi i pushtetit gjatë fushatës se do të ketë drejtësi për të gjithë, por që u komprometua me amnistinë dhe shumë veprime tjera, flet se premtimi nuk është realizuar. Për këtë dy çështje konsiderojë se mund të kërkohet besimi nga elektorati dhe nëse fitojnë në zgjedhje, atëherë këto çështje do të legjitimohen”, thotë Klekovski.
Partitë, ndërkohë kanë nisur edhe konsultimet lidhur me caktimin e kandidatëve të mundshëm për president, për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov, i cili në këtë post e ka ushtruar për dy mandate. Partitë në pushtet nuk përjashtojnë mundësinë që të dalin me një kandidat të përbashkët, por për momentin ende nuk ka ndonjë emër si kandidat serioz. Opozita me gjasë do të dalë e vetme dhe për momentin në rrjedh është paraqitja e kandidatëve në konkursin partiak./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës