LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e kryeprokurorit të Maqedonisë, shtyhet seanca për të mërkurën

Zgjedhja e kryeprokurorit të Maqedonisë, shtyhet seanca për të mërkurën

Sot ishte e caktuar seanca për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të Maqedonisë, pas votimit të shkarkimit të Marko Zvrlevskit javë më parë më 17 gusht.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka ndërprerë seancën e caktuar për sot, pas debatit të hapur për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ilija Dimovski ka thënë se Xhaferi tregohet arrogant në këtë temë. Dimovski gjithashtu e ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit Xhaferin për thyerje të rregullores së punës së Kuvendit.


Seanca e ardhshme është caktuar për të mërkurën (6 shtator) ku duhet të vazhdojë diskutimi për pasardhësin e Zvrlevskit. /Telegrafi/