LAJMI I FUNDIT:

Zelensky i Ukrainës përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë – tregon arsyen

Zelensky i Ukrainës përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë – tregon arsyen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përjashtoi të enjten mundësinë e një armëpushimi në luftën e vendit të tij me Rusinë, duke thënë se forcat e Kremlinit do të përdorin pauzën për t’u riarmatosur dhe rigrupuar përpara se të mposhtin trupat e Kievit.

“Një pauzë në fushën e betejës ukrainase nuk do të thotë një pauzë në luftë”, tha Zelensky gjatë një vizite në Estoni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Një pauzë do të shkonte në favor të Rusisë”, ka shtuar ai.


Ushtari ukrainas përshkruan arratisjen nga “beteja më e egër e luftës” - nga ku Putin kishte urdhëruar që "as edhe një mizë të mos kalonte"
Lexo po ashtu Ushtari ukrainas përshkruan arratisjen nga “beteja më e egër e luftës” - nga ku Putin kishte urdhëruar që "as edhe një mizë të mos kalonte"

Ndryshe, armëpushime të kufizuara janë propozuar herë pas here që nga fillimi i agresionit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, por nuk janë zbatuar kurrë.

Të dyja palët po përpiqen “të rimbushin depot e armëve” pas 22 muajsh luftimesh dhe me perspektivën e një konflikti të zgjatur.

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Pamjet satelitore konfirmojnë sulmet në magazinat e municioneve në Krime
Lexo po ashtu Inteligjenca ushtarake ukrainase: Pamjet satelitore konfirmojnë sulmet në magazinat e municioneve në Krime

Me vijën e frontit afërsisht 1500 kilometra (630 milje) kryesisht statike gjatë motit të ftohtë të dimrit, të dyja kërkojnë predha artilerie, raketa dhe drone që mundësojnë sulme me rreze të gjatë.

Zelensky vuri në dukje se Moska dyshohet se po blen predha dhe raketa artilerie nga Koreja e Veriut dhe drone nga Irani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori