LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Pamjet satelitore konfirmojnë sulmet në magazinat e municioneve në Krime

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Pamjet satelitore konfirmojnë sulmet në magazinat e municioneve në Krime

Imazhet satelitore kanë konfirmuar se një sulm ukrainas ka dëmtuar magazinat e municioneve në Krimenë e pushtuar më 4 janar, raportoi më 6 janar inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Drejtoria e Komunikimeve Strategjike e Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi më 5 janar se forcat ukrainase kishin goditur një ditë më parë depot ruse të municioneve në Krime.


Dhe imazhi satelitor i shpërndarë nga HUR duket se tregon dëme në tri ndërtesa dhe dy objektiva të tjerë, për të cilët HUR tha se ishin sisteme radarësh ushtarakë rusë.

“I ngjante një kufome që ecë”: Një libër flet për ‘transformimin e Zelenskyt’ dhe ‘detaje të rutinës në bunkerin e tij’, gjatë javëve të para të luftës
Lexo po ashtu “I ngjante një kufome që ecë”: Një libër flet për ‘transformimin e Zelenskyt’ dhe ‘detaje të rutinës në bunkerin e tij’, gjatë javëve të para të luftës

Lajmi ishte një nga një varg raportesh të fundit mbi goditjet e suksesshme kundër pozicioneve ruse në gadishull, me Ukrainën që synonte të prishte logjistikën ushtarake të Rusisë dhe të dobësonte mbrojtjen e saj jugore.

“Këto operacione janë shumë specifike, por nuk janë të ndara”, citohet të ketë thënë Andrii Chernyk, një përfaqësues i HUR, më 5 janar. “Ato janë pjesë e një plani të vetëm, një ideje të vetme”.

Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan gjithashtu një sulm të suksesshëm në një postë komanduese ruse pranë Sevastopolit më 4 janar.

Pamje që i keni parë vetëm në filma: Momenti kur ushtari ukrainas i zënë rob nga rusët shpëtohet nga droni
Lexo po ashtu Pamje që i keni parë vetëm në filma: Momenti kur ushtari ukrainas i zënë rob nga rusët shpëtohet nga droni

Ndërkohë më shumë shpërthime u raportuan në Krime më 5 janar dhe autoritetet pushtuese ruse mbyllën trafikun në Urën e Krimesë.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi më vonë se mbrojtja ajrore rrëzoi katër raketa ukrainase pak pas mesnatës, më 6 janar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori