LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Ukraina meriton këtë vit të fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Zelensky: Ukraina meriton këtë vit të fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian në lidhje me ofertën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zelensky tha se kishte bisedime produktive me udhëheqësen e komisionit, Ursula von der Leyen, dhe anëtarët e Kolegjit të Komisionit Evropian, raporton cnn.

Bisedimet treguan se të gjitha palët e kuptuan “faktin se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe të plotë në mbrojtje kundër Rusisë”, tha presidenti ukrainas.


“Dhe për faktin se integrimi ynë i mëtejshëm duhet t’i japë energji dhe motivim popullit tonë për të luftuar pavarësisht nga çdo pengesë dhe kërcënim. Unë besoj se këtë vit, Ukraina meriton të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE”, shtoi ai.

Zelensky falënderoi Von der Leyen dhe kolegët e saj në BE për mbështetjen ushtarake, financiare dhe sociale të Ukrainës “në rrugën e integrimit”.

Kievi do të presë të premten samitin e 24-të BE-Ukrainë. Udhëheqësit evropianë planifikojnë të diskutojnë mbështetjen financiare dhe ushtarake për rezistencën ukrainase kundër agresionit rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Australia
Kalo në kategori