LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se torturimi ka qenë praktikë e zakonshme nga rusët në rajonin e pushtuar të Kharkivit

Zelensky thotë se torturimi ka qenë praktikë e zakonshme nga rusët në rajonin e pushtuar të Kharkivit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyt ka akuzuar forcat ruse, që më parë kishin pushtuar një pjesë të rajonit Kharkivit në Ukrainë, për torturimin e banorëve te atjeshëm.

“Të paktën 10 lokacione të torturimit janë zbuluar në pjesën lindore të çliruar nga forcat ukrainase”, shtoi Zelensky në adresimin e tij më të fundit, transmeton Telegrafi.

“Torturimi ishte një praktikë në rajonin e okupuar”, tha ndër tjera presidenti ukrainas duke i quajtur pushtuesit që kanë ikur nga kundërofensiva ukrainase “fashistë”, sjelljet e të cilëve i krahasoi me ato të nazistëve.


Sikurse nazistët, rusët do të përgjigjen për veprimet e tyre para gjykatës, pretendon Zelensky, i cili tha se do të konfirmohet identiteti i atyre që kanë torturuar dhe keqtrajtuar njerëzit – “që ato krime i sollën nga Rusisë këtu në territorin e Ukrainës”.

Zelensky beson se forcat pushtuese kanë lënë pajisje për torturim, derisa kishin ikur të pushtuar nga paniku dhe kundërofensiva ukrainase.

Autoritetet e atjeshme kanë publikuar edhe fotografi, për të cilat  besohet se janë pajisje për torturim që rusët i përdorën mbi civilët ukrainas.

Dëshmi për torturime janë gjetur edhe në mesin e kufomave të zbuluara në një varrezë masive, në një pyll në afërsi të qytetit Izyum. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori