LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se Shtëpia e Bardhë nuk e informoi atë për “rrjedhjen e dokumenteve sekrete amerikane”

Zelensky thotë se Shtëpia e Bardhë nuk e informoi atë për “rrjedhjen e dokumenteve sekrete amerikane”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk e ka informuar atë për një rrjedhje të dokumenteve sekrete amerikane në një intervistë për Washington Post.

Muajin e kaluar, rrjedhja e dokumenteve të inteligjencës amerikane ekspozoi informacione shumë të klasifikuara për luftën në Ukrainë, kujton Sky News, përcjell Telegrafi.

Dokumentet u shpërndanë në një sërë faqesh të mediave sociale dhe besohet se e kishin origjinën nga një grup privat në Discord.


Si pasojë, u arrestua Jack Teixeira, një anëtar 21-vjeçar i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së.

Jack Teixeira akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane
Lexo po ashtu Jack Teixeira akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se rrjedhjet e dokumenteve të Pentagonit përmbanin një përzierje informacionesh të vërteta dhe të rreme për ushtrinë e vendit të tij dhe minimizuan ndikimin e saj negativ.

Ndërsa duke folur për incidentin, Zelensky tha: “Unë nuk kam marrë informacion nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni paraprakisht”.

“Kjo është e padobishme për ne. Nuk është e dobishme për reputacionin e Shtëpisë së Bardhë dhe unë besoj se nuk është e dobishme për reputacionin e Shteteve të Bashkuara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori