LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se “fundi i luftës është shumë, shumë larg” – vjen reagimi i Trump

Zelensky thotë se “fundi i luftës është shumë, shumë larg” – vjen reagimi i Trump

Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës është ende “shumë, shumë larg”, ka thënë Volodymyr Zelensky, duke shtuar se ai pret të vazhdojë të marrë mbështetjen e SHBA-së, pavarësisht përplasjes së tij publike me Donald Trump javën e kaluar.

“Unë mendoj se marrëdhënia jonë (me SHBA) do të vazhdojë, sepse është më shumë se një marrëdhënie e rastësishme”, ka thënë presidenti ukrainas, përcjell Telegrafi.

Duke folur para se të largohej nga Londra, Zelensky tha se beson se Ukraina “ka një partneritet mjaft të fortë” me SHBA-në për të vazhduar rrjedhjen e ndihmës nga Uashingtoni në Kiev.


Zelenskyy ishte në Londër gjatë fundjavës për t’u takuar me Sir Keir Starmer dhe mbretin Charles.

Ai gjithashtu mori pjesë në një samit për Ukrainën së bashku me liderët evropianë duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Dhe pas deklaratës së tij, ka ardhur një reagim nga Donald Trump – i cili ka goditur edhe një herë Volodymyr Zelenskyn.

Duke folur në TruthSocial, presidenti amerikan tha se udhëheqësi ukrainas bëri “deklaratën më të keqe që mund të ishte bërë” kur tha se fundi i luftës me Rusinë është “shumë, shumë larg”.

“Kjo është ajo që po thosha, ky njeri nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen e Amerikës”, shtoi Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori