LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Rusia dëshiron të shlyej historinë tonë

Zelensky: Rusia dëshiron të shlyej historinë tonë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është adresuar kombit – duke dënuar sulmet e përgjakshme të ushtrisë ruse – që granatuan edhe memorialin e holokaustit në Kiev – diçka që e përshkroi si “përtej diçka njerëzore”.

Memoriali Babyn Yar, kujton masakrën e më shumë se 33.000 hebrenjve të vrarë nga ushtria naziste në Kiev gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Një sulm i tillë raketor shfaq ajo çfarë mendojnë shumë njerëz në Rusi për Kievin. Ata thjesht nuk dinë asgjë për kryeqytetin dhe historinë tonë”, tha Zelensky.


“Ata thjesht kanë marr urdhra që të shlyejnë historinë dhe vendin tonë. Të shlyejnë gjithçka”, shtoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/