Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se mbrojtja duhet të forcohet shpejt në të gjithë vijën e frontit pas takimit me komandantët në disa nga pikat kryesore në jug dhe në lindje të vendit.
“Në të gjithë sektorët kryesorë ku nevojitet përforcim, ne duhet të përshpejtojmë ndërtimin e strukturave”, tha ai.
Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë qytetin lindor të Avdiivka dhe po synojnë rajonet jugore të Kherson dhe Zaporozhzhia. Gjatë natës, forcat ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan 18 nga 25 dronë rusë dhe një nga dy raketat.
Me temperatura nën zero dhe Ukrainën e mbuluar me borë, Zelensky tha se “dimri është një fazë e re e luftës në tërësi”.
Udhëheqësi ukrainas tha se “vëmendja maksimale” do t’i kushtohet qyteteve lindore në rajonin e Donetskut, si dhe linjës kryesore të mbrojtjes në verilindje midis Kupyanskit dhe Limanit. Ai përfshiu gjithashtu rajonin rreth kryeqytetit të Kievit ku do të forcohen fortifikimet.
Morali i vijës së parë nga të dyja palët do të varet në një farë mase nga aftësia e ushtarëve për t’u përballur me këta muaj më të ftohtë.
Ushtria njoftoi se vetëm në afërsi të Avdiivkas u zmbrapsën 20 sulme ndërsa ishin sulmuar fshatrat përreth Bakhmutit. Në javët e fundit, qendra industriale e Avdiivkas është pothuajse e rrethuar nga forcat ruse, të cilat tani kontrollojnë zonat në veri dhe jug, si dhe në lindje të qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë