LAJMI I FUNDIT:

Zelensky jep komentet e para për inkursionin ukrainas: Rusia meritonte një përgjigje

Zelensky jep komentet e para për inkursionin ukrainas: Rusia meritonte një përgjigje

Së fundmi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dha komentet e tij të para për pushtimin e rajonit Kursk të Rusisë.

Ka pasur shumë pak detaje të publikuara në lidhje me operacionin, me zyrtarët ukrainas që kanë miratuar një politikë të fshehtësisë mbi qëllimin e tij dhe pse ai ka ndodhur.

Por, në fjalimin e tij, Zelensky dukej se sugjeroi se masa ishte bërë si hakmarrje ndaj sulmeve të kryera nga forcat ruse.


Ai tha se Rusia meritonte një përgjigje “të drejtë” pasi nisi gati 2,000 sulme ndërkufitare në rajonin Sumy të Ukrainës gjatë verës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Zelensky thyen heshtjen, për herë të parë pranon se forcat ukrainase po luftojnë thellë në territorin rus
Lexo po ashtu Zelensky thyen heshtjen, për herë të parë pranon se forcat ukrainase po luftojnë thellë në territorin rus

“Artileri, mortaja, drone. Ne gjithashtu regjistrojmë sulme me raketa dhe çdo goditje e tillë meriton një përgjigje të drejtë”, tha lideri ukrainas.

Raportet kanë sugjeruar se deri në 6,000 trupa kanë kaluar kufirin dhe mediat ukrainase sugjeruan se forcat e Kievit kanë hyrë gjithashtu në rajonin Belgorod të Rusisë.

Tani, instituti me bazë në SHBA për Studimin e Luftës, ka thënë se forcat ukrainase po mbajnë kryesisht pozicionin e tyre në zonën Sudzha të Kursk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori