LAJMI I FUNDIT:

Zelensky iu drejtohet ushtarëve rusë: Më mirë të mbijetoni në Rusi se sa të vdisni në tokën tonë

Zelensky iu drejtohet ushtarëve rusë: Më mirë të mbijetoni në Rusi se sa të vdisni në tokën tonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përpiqet të rrisë presionin mbi forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.

Në fjalimin e tij të natës të shtunën në mbrëmje, ai tha se ata “po mbledhin forca shtesë për sulme të reja atje”, por ai kishte një mesazh sfidues të cilin ua drejtoi drejtpërdrejt ushtarëve rusë.

“Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi se sa të vdisni në tokën tonë”, tha ai.


“Ne e dimë se komanda ruse po përgatitet për humbje të reja të mëdha. Në ato njësi, personeli i të cilave u dobësua në muajin mars-prill, po rekrutohen njerëz të rinj me pak motivim, pak përvojë luftarake”, deklaroi Zelensky.

“Çdo ushtar rus mund të shpëtojë jetën e tij”, tha ai.

Presidenti ukrainas potencoi se Ukraina po bënte “gjithçka” për të siguruar kryerjen e një misioni për të evakuuar qidra civilë dhe luftëtarë të bllokuar nga qyteti jugor i Mariupolit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori