LAJMI I FUNDIT:

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm “për shkëmbim” në këmbim të anëtarësimit të vendit të tij në NATO – duke e bërë të qartë se do të ishte i gatshëm të heq dorë nga posti që vendi i tij t’i bashkohet aleancës ushtarake.

Ai gjithashtu bëri të ditur se është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen për minerale me Shtetet e Bashkuara, që ka mbetur aktualisht pezull pasi një debati të nxehtë gjatë takimit me Donald Trumpin në Zyrën Ovale, transmeton Telegrafi.

Zelensky po fliste me gazetarët të dielën mbrëma, pasi pati një takim me liderët botëror në samitin e Londrës që u organizua nga kryeministri britanik Keir Starmer – që propozuan një koalicion nga aleanca evropiane  që do të mund të mbronte Ukrainën dhe të “garantonte paqen”.


Presidenti ukrainas është pyetur lidhur me komentet e tij nëse do të jepte dorëheqje që vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s, ai tha: “jam në dispozicion për shkëmbim – pra që vendi im të jetë pjesë e NATO-s”.

“Kur them se jam i gatshëm për shkëmbim në këmbim të anëtarësimit në NATO, kjo do të thotë se misioni im është përmbushur. NATO do të thotë se misioni im është përmbushur”, shtoi Zelensky.

“Për të më ndërruar mu, nuk është aq e lehtë sepse nuk mjafton thjesht të mbahen zgjedhjet. Do të duhej të më parandalonit të marrë pjesë në to”, theksoi Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Evropa
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Kalo në kategori