LAJMI I FUNDIT:

Zelensky dhe Stoltenberg diskutojnë për mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

Zelensky dhe Stoltenberg diskutojnë për mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku diskutuan për mbështetjen ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike për Kievin.

“Telefonatë të këndshme zhvillova me presidentin Zelensky ku biseduam për prioritetet e mbështetjes ushtarake. Është shumë e rëndësishme që NATO dhe aleatët e saj të ofrojnë edhe më shumë asistencë ushtarake për Ukrainën”, ka shkruar Stoltenberg në Tëitter, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër zyra e presidentit ukrainas ka lëshuar një komunikatë për media, me të cilën njofton edhe opinionin për atë që është diskutuar me Stoltenbergun.


Sipas Institutit për Studime të Luftës, Moska është përgjegjëse për vrasjen e 53 të burgosurve të luftës në Olenivka
Lexo po ashtu Sipas Institutit për Studime të Luftës, Moska është përgjegjëse për vrasjen e 53 të burgosurve të luftës në Olenivka

“Presidenti i Ukrainës ka informuar Jens Stoltenbergun për situatën dhe fushëbetejën dhe nevojën, që Ukraina shpejt duhet pranuar më shumë armë të rënda nga vendet që janë anëtare të NATO-s, me qëllim që të ndalen me sukses sulmet ruse dhe të vazhdohet me kundërsulme”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Dyshja gjithashtu kanë diskutuar për eksportimin e drithërave nga Ukraina, përmes portit të Odessas nëpër Detin e Zi.

Në anën tjetër deri më tani nuk raportohet për shkelje të marrëveshjes nga asnjëra palë, sa i përket dërgesave të drithërave që ishte arritur në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/