LAJMI I FUNDIT:

Zelensky befason ushtarët me vizitën e paparalajmëruar në qytetin e çliruar Izium, publikon imazhe përkrah çlirimtarëve

Zelensky befason ushtarët me vizitën e paparalajmëruar në qytetin e çliruar Izium, publikon imazhe përkrah çlirimtarëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka befasuar ushtarët e vendit të tij, me një vizitë të paparalajmëruar në Izium, qytet me rëndësi strategjike në lindje të vendit që së fundmi u çlirua nga forcat ukrainase.

Moska e kishte përdorur këtë qytet si pikë nga e cila dërgonte përforcime në Donbas. Në atë rajon kujtojmë se falë kundërofensivës ukrainase, situata ka ndryshuar plotësisht, transmeton Telegrafi.

Rusët në masë të madhe po tërhiqen, kurse ukrainasit nuk kanë të ndalur me sulme të planifikuar deri në detajet më të vogla.


“Kur më herët shikonim lart, gjithmonë kemi dashur ta shohim qiellin e kaltër. Sot, po shikojmë lart, duam vetëm një gjë – flamurin e Ukrainës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale përbri fotografive nga vizita në Izium.

“Flamuri ynë verdhë e kaltër po valon mbi Iziumin, që dikur ishte i okupuar. Kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës. Po shkojmë vetëm në një drejtim – atë të fitores”, tha ndër tjera presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori