LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë

Zelensky: Askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë

Në adresimin e tij më të fundit përmes një videoje të realizuar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se askush nuk e di se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë, por lavdëroi forcat e armatosura të Ukrainës që po bëjnë të pamundurën të ndalin avancimin e ushtrisë ruse.

Zelensky deklaroi se është krenar me ukrainasit që po ndalin avancimin e rusëve në rajonin e Donbasit, transmeton Telegrafi.

“Kujtoni se si në fillim të majit, në Rusi shpresonin se do të okupojnë Donbasin lehtë. Është dita e 108 e luftës, në qershor, Donbasi po mbahet fuqishëm”, shtoi presidenti ukrainas.


Për të fituar luftën në Ukrainë, Putini po përgatitet t’i çojë drejt urisë vendet në zhvillim
Lexo po ashtu Për të fituar luftën në Ukrainë, Putini po përgatitet t’i çojë drejt urisë vendet në zhvillim

Deri më tani forcat ruse kanë dështuar në marrjen nën kontroll të Kievit, ku ukrainasit i detyruan rusët të tërhiqen dhe rifokusohen në Donbas.

Ai ka ripërsëritur se akoma nuk ka indikacione që tregojnë se lufta në Ukrainë është pranë fundit – duke theksuar se vendi i tij do të bëjë gjithçka që rusët “të pendohen se çfarë kanë bërë dhe të japin llogari për çdo vrasje dhe sulm mbi këtë vend të bukur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Serbia
Kalo në kategori