LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen emrat që do të këndojnë në finalen e Eurovisionit – mes tyre edhe Conchita Wurst

Zbulohen emrat që do të këndojnë në finalen e Eurovisionit – mes tyre edhe Conchita Wurst
Conhita Wurst (Foto: Getty Images)

Është zbuluar kush do të performojë në finalen e madhe të “Eurovision 2024”.

Sivjet zhvillohet 50 vjetori që kur ABBA i solli Suedisë fitoren e saj të parë në Eurovision me hitin “Waterloo”.

Charlotte Perrelli, Carola dhe Conchita Wurst do të performojnë në programin e finales së këtij viti në “Eurovision 2024”. Me performancën e tyre, yjet do të nderojnë grupin ABBA.


Conchita Wurst, fituesja e “Eurovision 2014” (Foto: Getty Images)

Televizioni SVT i ka ftuar Charlotte Perrelli, e cila fitoi për Suedinë në Eurovisionin e vitit 1999, Carolën, e cila ka përfaqësuar Suedinë tri herë në këtë garë dhe ka fituar në vitin 1991, dhe Conchita Wurst, e cila i solli fitoren Austrisë dhjetë vjet më parë.

Do të performojë edhe Loreen, fituesja në fuqi e Eurovisionit.

Loreen, fituesja e “Eurovision 2023” (Foto: Getty Images)

Prodhuesi televiziv Per Blankens tha: “Tani të gjithë po bashkohemi për të nderuar një nga këngët më të njohura të Eurovizionit. Të gjithë e njohin këtë këngë – në mbarë botën. Për të na ndihmuar, kemi tre fitues fantastikë të Eurovizionit”, tha ai.

Charlotte Perrelli, e cila këtë vit feston jubileun e fitores në Eurovision, thotë: “1974 ishte viti i lindjes sime dhe ABBA fitoi në Eurovision. Ata ishin idhujt me të cilët jam rritur, dhe të kem mundësinë të jem pjesë e nderimit të tyre në finalen e madhe është një ndjenjë shumë e bukur dhe domethënëse”.

Festa e “Waterloo”-s së ABBA-s nuk do të jetë e vetmja kënaqësi muzikore që shikuesit mund të presin në finalen e madhe. Do të ketë performancën e fitueses së vitit të kaluar, Loreen, dhe janë premtuar edhe disa surpriza të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori