LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen edhe në internet…

Zbulohen edhe në internet…

Dymbëdhjetë çifte nga Irani janë arrestuar nga policia, pasi është zbuluar se ata qëndronin prapa një ueb-faqeje në internet, ku kërkonin partnerë për t’iu bashkuar në seks.

Sipas mediave iraniane, “çiftet svinger” kishin kërkuar të gjenin bashkëmendimtarët e tyre, në këtë vend ku marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore janë të sanksionuara me ligj.

Nuk dihet se çfarë dënimi i pret këto çifte, mirëpo dihet se dënimet për këtë lloj të shkeljes së ligjit në Iran, janë shumë të rrepta – e sidomos për gjininë femërore. /Telegrafi/