LAJMI I FUNDIT:

Zbulim i rrallë në Francë – gjendet rrjeti 800 vjeçar i tuneleve nëntokësore

Zbulim i rrallë në Francë – gjendet rrjeti 800 vjeçar i tuneleve nëntokësore

Nëse qëndroni në qendër të një vend gërmimi arkeologjik në Distre, Francë, mund të mos vini re asgjë përveç tokës ngjyrë kafe.

Kjo për faktin se rrënojat intriguese dhe rrjetet e tuneleve janë të fshehura nën sipërfaqe.

Së fundmi, arkeologët kanë gërmuar zonën afërsisht 215 mijë metra katrorë në Distre dhe kanë gjetur rrënoja nga Mesjeta, ka njoftuar Instituti Kombëtar Francez për Kërkime Arkeologjike.


Siç bëhet e ditur nga arkeologët, vendi ka qenë i pushtuar nga shekulli 10 deri në shekullin e 12 dhe me gjasë është braktisur kur një epidemi ka goditur bagëtitë e Distres, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Rrënojat 800 vjeçare përfshijnë një shtëpi dhe dëshmi se aty është zhvilluar bujqësia dhe blegtoria. Gjithashtu, shtëpia është e lidhur me një rrjet tunelesh nëntokësore.

Tunelet e fshehura ka të ngjarë që janë përdorur për të ruajtur ushqimin, por arkeologët thonë se ato mund të jenë përdorur edhe për mbajtjen e bagëtive të vogla, ose për qëllime mbrojtëse.

Përveç tuneleve, ata zbuluan edhe një pus uji me thellësi rreth 40 metra.

Edhe pse zbulimi 800 vjeçar përfshin vetëm një shtëpi, arkeologët thanë se hapësirat e gjera nënkuptojnë se vendi ka shërbyer si pikë grumbullimi për operacione më të mëdha bujqësore.

Gërmimet dhe analizat janë ende duke vazhduar në kërkim të zbulimeve të radhës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Kalo në kategori