Thuajse një dekadë pasi ishte nënshkruar në Bruksel marrëveshja për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë vit ka nisur së zbatuari një e tillë që mundëson lëvizjen e lirë me makina në të dy shtetet.
Më 25 dhjetor 2023, Qeveria e Serbisë vendosi të lejonte makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – të lëvizin lirshëm në territorin e shtetit të saj, vendim ky që nisi të zbatohej më 1 janar 2024, gjersa edhe Qeveria e Kosovës më 4 janar vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë.
Zbatimi i marrëveshjes për targat mundësoi lëvizjen e lirë të qytetarëve me automjete, por çfarë ndodhë nëse një veturë me targa RKS aksidentohet në territorin e Serbisë, ose anasjelltas?
Në rast të ndonjë aksidenti në trafik mënyra e raportimit të dëmit ku përfshihen automjetet me targa RKS dhe SRB në Kosovë e Serbi, parashikohet në një dokument që është nënshkruar në vitin 2013.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 23 qershor 2013 nga Byroja e Sigurimit në Kosovë dhe Shoqatës së Sigurimeve të Serbisë bëhen të ditura rregullat e mbulimit të dëmeve të shkaktuara nga aksidentet e automjeteve nga juridiksioni i njëra tjetrës.
Nga Byroja e Sigurimit në Kosovë kanë bërë të ditur për Telegrafin se bazuar në këtë marrëveshje ofrohet njohje reciproke dhe pranimi i TPL valide (policës së sigurimit).
Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se bëhet edhe procesimi dhe pagesa e dëmeve si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet me mbulim të vlefshëm sigurues në juridiksionin e secilës palë.
Po ashtu në këtë marrëveshje bëhet e ditur se: “Dëmi i shkaktuar nga përdorimi i mjeteve motorike pa sigurim të vlefshëm në juridiksionin e palës tjetër do të rimbursohet nga fondet garantuese të palës ku ka ndodhur aksidenti. Në qoftë se njëra nga palët nuk ofron verifikimin elektronik të përmendur më lart, ajo palë duhet të garantojë rimbursimin e kërkesave që dalin nga aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara nga juridiksioni i saj”.
Sipas marrëveshjes shuma e detyrueshme minimale e sigurimit për kontraktimin e sigurimit të auto përgjegjësisë është:
2.1 për dëme në persona, për rast të siguruar, pavarësisht nga numri i personave të dëmtuar një milion euro
2.2 për dëme në pasuri, për rast të siguruar, pavarësisht nga numri i personave të dëmtuar 200 mijë euro
2.3 për dëme të shkaktuara nga përdorimi i autobusit dhe mjeteve motorike të destinuara për transportin e lendeve të rrezikshme, zbatohet dyfishi i shumave minimale të sigurimit të përcaktuara në nën-paragrafët 2.1. dhe 2.2. të këtij paragrafi.
Këtu mund ta lexoni marrëveshjen e plotë të nënshkruar në vitin 2013 në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët