LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave demokratike dhe orientimit euro-atlantik

Zaev-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave demokratike dhe orientimit euro-atlantik

Siç njoftojnë nga LSDM, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolgenberg në bisedë telefonike i ka uruar Zaevit fitoren në zgjedhjet e parakohshme kuvendare dhe, siç thonë nga kjo parti, ka shprehur kënaqësi që në Maqedoninë e Veriut është rizgjedhur udhëheqësia politike e cila me hapa të guximshëm dhe politika të drejta e çoi vendin në NATO.

Si♪ thuhet në njoftim, bashkëbiseduesit janë pajtuar se me këtë është vërtetuar përcaktimi i vendit, si vend anëtar në NATO, se do të vazhdohet me rrugën reformuese qv do të thotë zhvillim, përparim dhe stabilitet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Posaçërisht e rëndësishme është, theksoi Stoltenberg, që kjo ndodhi pas zgjidhjes së problemeve të mëdha në plan ndërkombëtar dhe pas zbatimit të reformave thelbësore brenda, që vërteton kapacitetin demokratik të popullatës në Maqedoni”, thuhet në njoftim.


Zaev ka falënderuar për urimet dhe ka theksuar se në këto zgjedhje është dëshmuar se qytetarët mbështetin përkushtimin dhe kursin reformues të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM.

Ai tha se edhe Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqishëm në reformat demokratike dhe orientimin euro-atlantik.

“Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ka pasur zgjedhje të dinjitetshme, fer dhe demokratike, ashtu siç i ngjan një vendi anëtar të NATO dhe një vend që fillon bisedimet me BE-në”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Zaev në bisedë ka theksuar se Qeveria e re, e udhëhequr nga LSDM, do të vazhdojë me përkushtim të punojë, posaçërisht në fushatën e përparimit ekonomik, reformave në sistemin gjyqësor si dhe në politikat që do të sjellin zhvillim dhe jetë të mirë për qytetarët.

“Sekretari i Përgjithshëm tha se gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimi mes NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, por edhe bashkëpunimi dhe mbështetja në kuadër të tejkalimit të të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohemi”, informojnë nga LSDM.

Stoltenberg është interesuar edhe për gjendjen e COVID-19 duke thënë se “NATO është këtu për të ndihmuar, gjithmonë kur është nevoja”.

“Kryetari Zaev falënderoi dhe theksoi se shteti ka reaguar shpejt dhe në kohë në lidhje me coronavirusin dhe nuk lejoi të ngarkohet sistemi shëndetësor, siç ndodhi në disa vende të tjera”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori