LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk e ndryshojmë emrin, Kushtetutën dhe identitetin

Zaev: Nuk e ndryshojmë emrin, Kushtetutën dhe identitetin

Mbrëmë duhej që të përballen në debatë Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski për të bërë historinë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por Gruevski nuk u shfaq. Zoran Zaev vet është përgjigjur në pyetjet e parashtruara për politikën e brendshme, ekonominë dhe për politikën e jashtme.

Zaev mes tjerash tha se nëse formon qeveri, kjo nuk do të thotë se do ndryshojë emrin, Kushtetutën dhe identitetin.


”Duhet të qartësohet dhe të ritheksohet se LSDM nuk do të largohet nga vija e kuqe. Kjo do të thotë se ne nuk e ndryshojmë Kushtetutën dhe emrin kushtetues. Ne do të jemi transparent e jo si pushteti aktual që diskutonte për një Maqedoni të epërme ose të poshtme. Për çdo gjë do të ketë referendum. Nuk është lindur ende një njeri të mendoj se do të ndryshohet Kushtetuta dhe identitetit.” tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/