LAJMI I FUNDIT:

Zaev në takim me eurodeputetët, shprehin mbështetje për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në

Zaev në takim me eurodeputetët, shprehin mbështetje për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev,sot u takua me eurodeputetët e Kuvendit evropian, David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Deputetët evropian përcollën mbështetjen e fuqishme nga Kuvendi evropian për marrëveshjen e Prespës, i cili është vlerësuar si shembull për rajonin dhe Ballkanin Perëndimor. Siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga Qeveria, është përshëndetur lidershipi i kryeministrit Zaev në proces. Deputet evropian shprehën mbështetje për perspektivat e Maqedonisë në Bashkimi Evropian dhe në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev i shprehi pritjet rreth votimit të amendamenteve kushtetuese si dhe reformat që bëhen në shërbimet e sigurisë, gjyqësisë, administratës publike dhe realizimin e reformave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.


“Presim në pjesën e dytë të muajit janar të votohen ndryshimet kushtetuese. Në përfshirje, përmes amendamenteve, edhe opozita i përfshi në këtë proces, ndërsa nga sot hapet debati publik, ku Qeveria do t’i dorëzojë vendimet përfundimtare në Kuvend.”, tha Zaev duke shtuar se pritjet janë që amendamentet kushtetuese do të kenë mbështetjen e gjerë politike në Kuvend që do të mundësojë realizimin e marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori