LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedonia ka mundësi për rekomandim të pakusht në muajin prill

Zaev: Maqedonia ka mundësi për rekomandim të pakusht në muajin prill

“Maqedonia ka shanse, pritjet tona janë që në muajin prill të marrin rekomandim të pakusht, ndërsa në qershor të marrin datë për fillimin e negociatave”, deklaroi sot në Sofje, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Ai mori pjesë në takimin e punës mes liderëve të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomesarin Johannes Hahn, nën mbështetje të kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov si vend kryesues i BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot ishte kënaqësi e ndarë mes meje dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, përmes mikpritjes së Bullgarisë dhe presdentit Boyko Borisov, të bëjmë një rezyme me kryetarin Juncker, Mogherinin dhe komesarin Hahn, për konstatimet prej vizitës, ambientin e përgjithshëm dhe gjithsesi të bisedojmë për perspektivat e Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.


Ai theksoi se është i kënaqur që Juncker ka premtuar mbështetje të vërtetë infrastrukturore, gjegjësisht para për projekte të cilat duhet të lidhin Ballkanin Perëndimor me gjithë rajonin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori