Në kontekst të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit dhe bashkëpunimit të paralajmëruar me BDI-në, kryeministri Zoran Zaev, në emisionin ‘360 gradë’ në Alsat M, tha se kjo është një cilësi e re e demokracisë në Maqedoni dhe shtoi se pret që shqiptarët përsëri ta votojnë LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë besoj se do të votojnë për shkak se bëhet fjalë për zgjidhje të personaliteteve, të programeve, ndërsa më në fund vjen partia. Besoj se do të na votojnë çdokund ku kemi kandidatët tanë për kryetar komune. Ne, ka një kohë të gjatë që nuk i ndajmë votuesit tonë si vota shqiptare, maqedonase, rome, turke, ato janë të gjithë qytetarë të Maqedonisë dhe për herë të parë në Maqedoni do të ketë vota nga ana e qytetarëve maqedonas për kandidatë shqiptar”, tha Zaev.
Zaev shtoi se përkrahje të tillë do të japin edhe në Kërçovë, ku beson se do të jepet votë e drejtpërdrejtë për kandidatin e BDI-së dhe tha se shtabi është duke e analizuar këtë mundësi.
“Kjo është cilësi e bukur e Maqedonisë, të votojmë për qytetarë, emra dhe mbiemra, programe, ajo është ardhmëria e çdo shteti, ashtu edhe e Maqedonisë. Mendoj se me një koncept të këtillë vendosim një bashkëpunim afatgjatë, i cili do të jetë në dobi të qytetarëve”, tha Zaev për çështjen e bashkëpunimit që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale me partinë partner të koalicionit qeveritar, BDI./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit