LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Borisov sot nënshkruajnë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Zaev dhe Borisov sot nënshkruajnë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, sot në Shkup do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri bullgar në Maqedoni do të arrijë si kryesues i delegacionit të Bullgarisë, ndërsa do të pritet nga funksionarë të lartë të shtetit dhe nderime ushtarake para Qeverisë së Maqedonisë.

Është paraparë të ketë takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, ndërsa pastaj takim edhe me delegacionet e qeverive të dy vendeve dhe më pas do të pasojë ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve.


Delegacioni i Bullgarisë do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Programi zyrtar i vizitës dy ditore të kryeministrit të Bullgarisë, do të përfundojë nesër me festimin e përbashkët të festës kombëtare “Ilinden” në Kishën “Sveti Spas” në Shkup. Zaev dhe Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori