LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Angjushev: Punojmë me përkushtim për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën Federale të Gjermanisë si partner i ynë më i mirë

Zaev-Angjushev: Punojmë me përkushtim për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën Federale të Gjermanisë si partner i ynë më i mirë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev realizuan takim me delegacionin e ekonomisë gjermane, si dhe me përfaqësues të kompanive gjermane të cilat punojnë në vend. Në takim morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri dhe drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Boris Tunxhev i Den Donçev.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Zaev duke theksuar se Republika Federale e Gjermanisë është partner strategjik ekonomik i RMV-së duke përmendu 200 kompanitë me kapital gjerman ku punojnë mbi 20.000 punonjës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot këtu jemi që të ndjeni vetëdijen tonë për kontributin e juaj në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Mund të llogaritni ne. Çdo kritikë e juaj është alarm që të mënjanojmë dobësitë. Besoj se në shtetin tonë çdo ditë e më shumë do t’i vendosim standardet dhe mekanizmat evropiane”, theksoi Kryeministri Zaev.


Kryeministri Zaev nënvizoi se eksporti nga Maqedonia e Veriut në Gjermani shënon rritje prej 17% dhe pothuajse import 3 fish më të lartë dhe se insistojmë kjo rritje të vazhdojë edhe më tepër.

“Pikërisht për këtë punojmë me përkushtim dhe me mund për të thelluar bashkëpunimin tash më të lidhur. Potenciali për bashkëpunim është i madh. Ne jemi të hapur për hyrjen e kompanive të reja gjermane në tregun e Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në takim theksoi se sikur deri më tani edhe më tej Qeveria do të jetë përgjegjëse për kërkesat e kompanive.

“Këtu jemi që bashkërisht t’i tejkalojmë sfidat me të cilat përballemi. Besoj se me komunikim të shpeshtë me ekonominë të cilën e bëjmë, më lehtë dhe në mënyrë më efikase do t’i tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë”, shtoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Përfaqësuesit e kompanive me kapital gjerman përmendën sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre. Një pjesë e tyre përballen me mungesë të kuadrit cilësor në fusha të caktuara, e të tjerët me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Përfaqësuesit e kompanive me kapital gjerman, si dhe kryetari i delegacionit të ekonomisë gjermane në vend, Patrik Mertens, përshëndetën gatishmërinë e Qeverisë së RMV-së për takimet e përbashkëta të shpeshta, si takimi i sotëm.

“Presim që shteti të punojë edhe më tepër për ti përmirësuar kushtet dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë vend më atraktiv për investim. Ne i inkurajojmë edhe kompanitë e tjera të investojnë këtu, sepse dëshirojmë qe edhe më tej ta zhvillojmë këtë vend”, tha kryetari i delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrik Mertens./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori