Nga: Faruk Tasholli
Është i lindur dhe i rritur në Turqi. Quhet Soner Özbilen. Familja e tij (Dërnogllava), nga Gadimja e Lypjanit, në vitin 1927 shpërngulet në Turqi. Në vitin 1947 lind Soneri si fëmija i fundit i familjes. Kur i kishte vetëm 16 vjet, merr pjesë në një konkurs të Radiotelevizionit Turk dhe në mesin e 6 000 konkurrentëve nominohet për vendin e parë. Prej aty fillon karriera e tij e bujshme duke pushtuar skenat e Turqisë, të Azisë gjithandej dhe të Evropës.
Mbrëmë pata nderin të bisedoj me Sonerin, me burrin 74 vjeçar që, pos turqishtes, flet e këndon shqip. “Madje”, thotë ai, “kur isha fare i vogël, nëna e tij me prejardhje nga Sllatina e Moravës, e heqte çiftelinë nga muri, ma jepte dhe më luste: ‘Hajt nanës, knoma Kangën e Rexhës’! Dhe, unë ia këndoja asaj këngën që ia zbuste pak mërzinë! Pas plot 26 vitesh nana e vizitoi për herë të parë familjen e vet”.
Me Sonerin folëm gjatë. Herë për Gadimen, herë për karrierën e tij të bujshme e herë për shpirtin artistik e kombëtar të shqiptarit. Kur folëm për Gadimen dhe familjen e tij të mbetur aty – që unë i njoh të gjithë Dërarnogllavtë si fqinj i tyre – Soneri zgjatej te vitrina, nxirrte fletoren dhe i identifikonte emrat që ia flisja unë, që nga Hyzeri, Avdyli, Zenuni e Jupi nga më të vjetrit, e deri te më të rinjtë Fadili, Basriú e te Bahti Dërnogllava, ushtar i UÇK-ë që para pak kohësh ka ndërruar jetë.
“Kam qenë në Gadime”, më thotë Soneri. “Shumë vend i bukur. Edhe shpella e bukur. Kam vizituar edhe varret e të parëve që m’i kanë treguar kushërinjtë. Brenda lagjes së Dërnogllavëve për një tokë dhe bunarin që ishte aty, kushërinjtë thoshin Toka e Shabanit, pra gjyshit tim… Kam qenë në Festivalin Ballkanik të Folklorit në Ohër në vitet shtatëdhjetë. Jam kënaqur. Kur jam kthye i kam thënë nënës: ‘Pse me e lanë gjithë atë vend të bukur e me ardhë në Turqi’? ‘Na kanë përzënë serbët’, thoshte nëna. Në fillimet e karrierës, kur isha në një dasmë në Turqi, këngën e Qenekalasë, pas turqishtes, kur e këndova në variantin shqip, u kall salla. Rreth 500 vetë më rrethuan të entuziazmuar. Ata të gjithë kishin qenë shqiptarë. Kështu kam vazhduar në televizion, në festivale. Edhe në Rusi kur kam kënduar m’u kanë paraqitë shqiptarët nga publiku se për Evropë mos të flasim. Edhe me divën e këngës turke kam kënduar duete, me Emel Sayin. Por, dueti më i dashur me të ishte kënga ‘Oj Kosovë oj nana ime’! Edhe Emel është shqiptare. Babai i saj është nga Shkupi. Në Kosovë në vitet tetëdhjetë kam dhënë 12 koncerte me orkestër. Kur brenda koncertit turk kam kënduar shqip në Prishtinë, u kall salla! Unë e dua Kosovën dhe vij me gëzim atje”, thotë Soner.
Biseda me të zgjat shumë e shumë. Këngët e tij gjenden në Yutube. Shqip dhe turqisht.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Vizita e gazetarit anglez Edward Frederick Knight, në veriun e Shqipërisë së vitit 1879

Pesë simbolet e fshehura në pikturat e Vermeerit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës