LAJMI I FUNDIT:

Xhami i përparmë testohet me kallashnikov (Video)

Xhami i përparmë testohet me kallashnikov (Video)

Kompania Texas Armoring Corporation (TAC) ka publikuar një video promovuese për të dëshmuar se xhami i përparmë i saj mund të durojë sulmin me kallashnikov.

Në një Mercedes GL të zi ka hyrë drejtori i kompanisë, Trent Kimball, i cili duket se ka pasur besim të madh në kualitetin e produktit të vet.

Ai ka qëndruar i qetë në vendin e shoferit, teksa njëri nga kolegët ka gjuajtur në drejtim të automjetit.


Testi ka rezultuar i suksesshëm, kurse plumbat nuk kanë depërtuar te drejtori. /Telegrafi/