LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Ju thashë se ishim gati, krenar me ekipin

Xhaka: Ju thashë se ishim gati, krenar me ekipin
Xhaka, Lacazette, Ramsey (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Arsenalit ndaj Chelseat.

Arsenali ka fituar në derbin londinez ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Kjo fitore e Topçinjve erdhi falë golave nga dyshja franceze, sulmuesi Alexander Lacazette dhe mbrojtësi Laurent Koscielny.


Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat
Lexo po ashtu Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe me mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje shumë të mirë.

Granit Xhaka gjatë një aksioni me Eden Hazard (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore të madhe, Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale për të treguar se është krenar me bashkëlojtarët.

“Ju thashë se ishim gati! Jam shumë shumë krenar për këtë ekip sot”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Arsenal 2-0 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Arsenal 2-0 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Ndryshe, Xhaka është njëri nga lojtarët kryesorë të Arsenalit këtë sezon, pasi Unai Emery nuk e fillon ndeshjen pa shqiptarin në formacion.

Arsenali momentalisht renditet në pozitën e pestë me 44 pikë apo vetëm tri më pak se Chelsea në vendin e katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori