LAJMI I FUNDIT:

The Wall Street Journal: Emri i Maqedonisë do të thotë anëtarësim në klubin e fortë të Perëndimit

The Wall Street Journal: Emri i Maqedonisë do të thotë anëtarësim në klubin e fortë të Perëndimit

Gazeta e njohur amerikane “The Wall Street Journal” i ka kushtuar një analizë çështjes së emrit të Maqedonisë, me autorë Nektaria Stamouli dhe Drew Hinshaw, të titulluar “Çfarë ka në një emër? Për Maqedoninë, anëtarësinë në Perëndim”.

Sipas kësaj analize, kombi i vogël në Ballkan është në rrugën drejt klubit më të fuqishëm në Perëndim, por çdokush duhet të pajtohet për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Autorët Stamouli dhe Hinshaw theksojnë se çështja e emrit doli kur Republika Socialiste e Maqedonisë, një provincë brenda ish-Jugosllavisë, u pavarësua para 27 vitesh, duke shkaktuar madje veto-në e Athinës për të mbajtur këtë shtet jashtë NATO-s dhe BE-së.


Por, autorët thonë se çështja është pranë zgjidhjes, pjesërisht për shkak të sfiëes së tanishme të një Rusie në ringritje.

Analiza vazhdon me një citim të Nikolla Dimitrovit, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, i cili thotë se duhet të kemi një rajon stabil dhe me institucione të qëndrueshme e demokraci funksionale, ose do të mbetet një rajon krize e përhershme.

Dy autorët nuk kanë lënë anash pa përmendur çështjet tjera në rajon, si ajo e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, problemin e Bosnjës, apo edhe ndërhyrjen ruse në Malin e Zi, vend që është duke negociuar anëtarësimin në BE.

Sipas tyre, Maqedonia, vendi përmes së cilës kaluan shumë migrantë, nga Greqia drejt Evropës veriore, konsiderohet si një aleat i rëndësishëm i BE-së në tentimet për të kontrolluar fluksin e migrantëve dhe kërcënimet e sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tutje, Stamouli dhe Hinshaw citojnë një deklaratë tjetër të ministri Dimitrov, i cili thotë se Maqedonia do të përfitojë nga anëtarësimi në BE, që do t’u mundësojë qytetarëve të këtij vendi, shumica e të cilëve janë të varfër, që të udhëtojnë dhe të punojnë në vendet e pasura evropiane.

Në analizë nuk është lënë pa u përfshirë edhe bllokada ekonomike greke e viteve të 90-ta dhe deklarata e kryetarit të atëhershëm të Maqedonisë, i cili në televor pat thënë se Maqedonia nuk ka lidhje me Aleksandrin e madh.

Autorët thonë se skandali i vitit 2015 solli një Qeveri të re në Shkup, kurse Greqia është e shqetsuar me nacionalizmin e djathtë brenda saj. Sipas tyre, të dy kryeministrat, Zaev e Tsipras do të duhet të përballen me opozitën, pasi që Zaev ka shumicë të ngushtë, e për ta ratifikuar një marrëveshje duhet të ketë dy të tretën e votave në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Kalo në kategori