Lëvizja Vetëvendosje është duke i mbajtur sot zgjedhjet e brendshme për Kryetar të qendrës së Prishtinës, ndërsa votuesit kanë në fletëvotim vetëm një kandidat.
Ylli Hoxha është kandidati i vetëm që dëshiron edhe një mandat tjetër në krye të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeqytetasit.
Donika Çapriqi, aktiviste e VV-së dhe anëtare e komisionit zgjedhor, arsyeton në një prononcim për KALLXO.com mungesën e kandidatëve të tjerë.
“Për një pozitë të tillë, siç është të qenit kryetar i qendrës së kryeqytetit, ka rezultuar që këtë përgjegjësi jo shumë njerëz ta pranojnë me aq lehtësi sa edhe të kandidojnë për këtë pozitë”, u shpreh Çapriqi.
Ajo njoftoi se qendrat zgjedhore do të jenë të hapura deri në orën 20:00.
Edhe vetë Ylli Hoxha ka hedhur votën në kuti gjatë ditës.
Ai tha për KALLXO.com se do të japë angazhim maksimal që VV të përparojë më tepër në Prishtinë.
“Besoj që nuk do t’i zhgënjej, do të jap angazhimin tim maksimal në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje të përparojë më tutje në Prishtinë dhe shpresoj që në të ardhmen ta largojmë këtë të keqe prej këtij vendi sepse vetëm me organizimin e këtyre koncepteve është e mundur që një e keqe e madhe që na ka dominuar për 16 vjet të reduktohet”, u shpreh Hoxha.
Ylli Hoxha tha se do të punojë që në Lëvizjen Vetëvendosje të mos ketë simpatizantë pasivë por ata të bëhen aktivistë “që do t’i kontribuojnë kauzave që i kemi përpara”.
Edhe kryetari i tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk kishte pasur kundërkandidat kur ishte zgjedhur në këtë detyrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit