Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media për një vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes Demarkacionit me Malin e Zi.
Gjatë kësaj konference u tha se Kosova humbi 8.200 hektarë një vit më parë më 21 mars 2018.
“Haradinaj u bë Kryeministër duke premtuar korrigjimin e gabimeve të Demarkacionit me Malin e Zi. Një vit më pas, nuk është bërë asnjë hap përpara, asnjë raport apo sqarim për korrigjimin e tij”, thuhet në njoftimin për media.
Deputetja e kësaj partie Arbërie Nagavci kujtoi deklaratat ku vetë deputetët e AAK-së shpreheshin se ishin detyruar ta votonin marrëveshjen dhe se vizat do të liberalizoheshin menjëherë pas ratifikimit të saj.
“Prej një viti, Kosova vteëm ka humbur dhe vizat akoma nuk janë liberalizuar”, u shpreh ajo.
Për më tepër, deputetja Nagavci shpjegoi se si ratifikimi i Demarkacionit me idenë e korrigjimit të versionit fillestar po shërben aktualisht si precedent për Presidentin Thaçi që të rehatojë në sferën tonë publike idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë.
“Krejt çka Qeveria ka bërë për një vit janë skandale korruptive, punësime partiake e familjare”, tha Nagavci.
E shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca përmendi deklaratën e kryeminsitrit Haradinaj të datës 2 mars, ku ky i fundit e kishte pranuar se e kishin mashtruar në rastin e Demarkacionit dhe sesi kjo nuk do të përsëritet sërish me rastin e marrëveshjes me Serbinë.
“Ky deklarim i Haradinajt i vërteton pretendimet e para një viti të Lëvizjes se Kosova tashmë i ka humbur 8.200 hektar dhe se Kryeministri ose është mashtruar ose po mashtron. Prej një viti komisioni nuk ka dalë fare në terren, edhe pse vullneti dhe gadishmëria e anëtarëve të tij nuk mungon. Nëse je Kryeministër që të mashtron gjithkush, për besë duhet të japësh dorëheqje”, u shpreh deputeti Konjufca.
Ai shtoi se në këto kushte Kryeministri duhet të marrë përgjegjësi edhe për mashtrimin që ka bërë për liberalizimin e vizave, por edhe për mashtrimin që ia kanë bërë për Demarkacionin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?