LAJMI I FUNDIT:

Vullnetarët serbë, që luftojnë për Rusinë – kërcënojnë me luftë në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

Vullnetarët serbë, që luftojnë për Rusinë – kërcënojnë me luftë në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

Grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar me kërcënime për sigurinë e Republikës së Kosovës. Një grup nacionalistësh serbë, i ashtuquajtur “Permskie Medvedi” (Arinjtë e Permit) që janë pjesë e forcave ruse në Ukrainë, përmes një kërcënimi të hapur duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, kanë shfaqur synimet hegjemoniste.

Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar dhe të armatosur, derisa nuk ndalin kërcënimet e tyre.

“Përshëndetje nga ‘vullnetarët serbë’. Përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës Srpska. ‘Permskie Medvedi’ (Arinjtë e Permit) ju premtojnë personalisht, mu nga këto anë, se sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, do të vijmë atje që të kthehemi në shenjtoret tona dhe ta kthejmë atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga “The Geopost“.


Ata kanë përmendur edhe popullin dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

“Përshëndesim popullin dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica, dhe nga të gjitha shenjtoret tona serbe. Ne jemi me ju dhe duhet të jeni të sigurtë me ne. Lavdi Zotit! lavdi Nënës Rusi, deri në fitore”, thonë të njëjtit.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori