Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Berlini përmes Brukselit do ta ketë fjalën kryesore në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi BE do ta emërojë një emisar special një person me mbështetje të lartë gjermane.
“Unë mendoj se unë tashmë e di se kush do të jetë përfaqësuesi i BE-së për dialog [Kosovë-Serbi] mbase edhe për Bosnjën e Hercegovinën. Do të jetë dikush që ka mbështetje të madhe nga Berlini dhe që ka ndikim në Berlin. Pa marrë parasyshë kush do të jetë ai personalitet, Berlini përmes Brukselit faktikisht do të ketë fjalën kryesore, gjë që nuk është e lehtë për ne. Do të jetë shumë, shumë e vështirë”, tha Vuçiq
Presidenti serb, duke folur për televizionin serb ‘TV Prva”, ka komentuar edhe vizitën në Beograd të Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, duke thënë se “ai është një njeri i mirë që i kupton pikëpamjet politike dhe nevojat e Serbisë, në krahasim me ata që mendojnë se është normale dhe se është çështje e momentit kur Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, përcjell Telegrafi.
Vuçiq tha se në Prishtinë i kishin thënë Borrellit se qeveria e re e Kosovës do të formohet të hënën, por shtoi se diçka të tilla është duke dëgjuar vazhdimisht.
“As Zoti nuk e di kur do të formohet qeveria në Prishtinë, e lëre më Josep Borrell. Ekziston rreziku nëse (udhëheqësi i vetëvendosjes) Albin Kurti do të dëshirojë të shkatërrojë serbët dhe Listën Serbe dhe të zgjedhë një serb ‘privat’ për njërin nga ministrat. Kjo do të thoshte përfundimi i çdo bisede normale dhe racionale me Kurtin dhe qeverinë e tij të mundshme”, tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet