LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Sa të jem gjallë do të angazhohem për kompromis me Prishtinën

Vuçiq: Sa të jem gjallë do të angazhohem për kompromis me Prishtinën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së fundit në Beograd paralajmëroi organizimin e një takimi të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me pjesëmarrjen edhe të kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndonëse nuk dha ndonjë datë të mundshme rreth takimit të ardhshëm, është tash presidenti i Serbisë ai që foli rreth kohës së mundshme.

“Mendoj se vazhdimi i diskutimeve  për Kosovën me fuqitë e mëdha do të mbahet në shtator”, tha  Aleksandar Vuçiq, pas takimit me studentët e Zyrës për të rinjtë në Beograd.


Ndonëse takimi i paralajmëruar për 1 korrik në Paris ka dështuar, presidenti Vuçiq tha se duhet pritur fuqitë e mëdha, duke aluduar në Francën dhe Gjermaninë, për të kryer punën e tyre.

“Nëse nuk mundemi, gjeneratat e ardhshme duhet ta bëjnë. Nevojitet kohë për të diskutuar serish rreth disa çështjeve. Urrej ta hedh fajin në anën tjetër. Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë punën e tyre. Ne gjithashtu duhet ta ndryshojmë veten”, tha Vuçiq, duke u zotuar se ai do të angazhohet për kompromis për Kosovën ‘derisa të jetë gjallë’. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori