Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, se lobimi për njohjen e Kosovës nuk është pezulluar.
Ai ka thënë se do të pres për të parë se cila do të jetë organizata e parë ndërkombëtare ku do të aplikojë Kosova për anëtarësim dhe a do ta njeh dikush pavarësinë e Kosovës.
“Në atë ditë, nëse mentorët e tyre nuk iu tërheqin vërejtjen, ne do të vazhdojmë fushatën tonë (kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës) dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha Vuçiq para gazetarëve gjatë një vizite në Sremska Mitrovicë.
Vuçiq tha se deklarata e Hotit tregoi se, “nënshkrimi i shqiptarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednica) dhe fjala e dhënë (tek i dërguari amerikan për dialog Richard) Grenellit, nuk do të thotë asgjë”.
Vuçiq gjithashtu tha që delegacioni serb ishte i gatshëm për bisedime mbi ekonominë dhe se delegacioni i Kosovës erdhi në ato bisedime, siç tha ai, me kërkesë për kompensim të luftës.
“Kjo është ekonomi për ta, sepse ata nuk kanë fabrika dhe investime. Ne për këtë nuk do të flasim fare. Dialogu duhet të vazhdojë, por nëse thirrja është ‘Ejani të firmosni pavarësinë e Kosovës’, as mos na thërrisni. Ne jemi gjithmonë për dialog dhe kompromise që çojnë në zgjidhje”, tha Vuçiq.
Kryeministri Hoti, gjatë një raportimi në Kuvendin e Kosovës të premten mbi dialogun me Serbi duke folur për lobimin për Kosovën tha se “nuk ka pezullim të aktiviteteve tona”.
“Nuk ka pezullim të aktiviteteve tona, jemi dakorduar me partnerët tanë që anëtarësimi jonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ta, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Kjo është e vërteta”, tha ai.
I dërguari i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për rifillimin e dialogut mes dy palëve, kishte thënë se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova është pajtuar të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë, për t’i dhënë shans vazhdimit të dialogut.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte anuluar pas publikimit të aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit Special.
Megjithatë, Hoti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 16 korrik.
Gjatë raportimit para deputetëve, Hoti tha se në takimin e 16 korrikut në Bruksel ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve dhe për temat ekonomike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa