LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Maqedoni e Veriut ka bërë gjithçka për të kënaqur Gjermaninë

Vuçiq: Maqedoni e Veriut ka bërë gjithçka për të kënaqur Gjermaninë

Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka për të kënaqur Gjermaninë si forcën më të fuqishme në BE, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë për “Prva” këtë mëngjes, pas deklaratës së Ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin i cili dërgoi një mesazh fyes për gjuhën maqedonase dhe Presidentin Stevo Pendarovski.

Vuçiq konfirmon se në inaugurimin e Stevo Pendarovski ai i kërkoi Maqedonisë e Veriut të mos flet për “Kosovën dhe Metohinë”.

“E vetmja gjë që kërkova nga Pendarovski në inaugurim ishte, ki kujdes, si Zot ju lutem, ki kujdes që të mos flasim për ato tema (Kosovën dhe Metohinë)”, tha Vuçiç.


“Ata sigurisht e bënë të kundërtën e kërkesës time për t’u dalluar në atë lajkatim të gjermanëve”, shtoi Vuçiq.

Vulin: Pendarovski të hesht në gjuhën që nuk ia njeh askush përveç Serbisë
Lexo po ashtu Vulin: Pendarovski të hesht në gjuhën që nuk ia njeh askush përveç Serbisë

Ai thotë se e ka të qartë pozicionin e Maqedonisë së Veriut që njeh pavarësinë e Kosovës, por gjithmonë do të paralajmërojë se territori është i përcaktuar me Rezolutën 1244./Telegrafi/