LAJMI I FUNDIT:

Vucic sot do të “mundohet” t’i bindë serbët e veriut

Vucic sot do të “mundohet” t’i bindë serbët e veriut

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vucic sot nga Beogradi vjen në veri të Kosovës me qëllim që “t’i bindë serbët” për të pranuar Marrëveshjen e Brukselit arritur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe atij Dacic më 19 prill për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Nuk dihet a do t’i bindë Vucic serbët për këtë marrëveshje të cilët kundër saj mbajtën protestë të premten në Beograd në të cilën, edhe nga peshkopë serbë, u kërkua koka e Dacicit dhe të tjerëve “që e tradhtuan Kosovën” dhe “popullin serb të saj”, siç në të vërtetë edhe cili është qëllimi i tij i tij njëmendtë .

Megjithatë premtimet që i ka dhënë Vucic para se të takojë serbët e veriut nuk lënë shumë shpresë. Pos fjalisë së tij tashmë të njohur se “çizmja shqiptare nuk do të shkelë në veri”, ai sot për medie të Beogradit ka shtuar “se do të bisedohet për çdo imtësi, me legjitimët e jo legjitimët” dhe se atje do të them se “politika e Serbisë është se Kosova nuk është e pavarur, se nuk e kemi dhe nuk do ta njohim Kosovën…”, transmeton Koha.net


Aleksandër Vucic takohet me serbët e Kosovës në kohën kur politika zyrtare e Serbisë zvarrit implementimin e marrëveshje së fundit dhe të gjitha marrëveshjet e deritashme nga bisedat “teknike”, ndërsa zyrtarët e Kosovës vazhdojnë ta mbushin gojën me të (me marrëveshjen) “si një e arritur historike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori