48-vjeçarja Lirije Qerimaj që u vra të mërkurën në Llaushë të Skenderajt, dyshohet se kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike edhe në të kaluarën, nga i dyshuari bashkëshorti i saj Skender Qerimaj, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.
Sipas dëshmisë së djalit të çiftit, 51-vjeçari kishte tentuar ta mbyste me çarçaf nënën e tij në gusht të vitit të kaluar, gjatë kohës sa kjo ishte në gjumë. Sipas tij, dhuna dhe konflikti në familje kanë ardhë si pasojë e xhelozisë së babait ndaj nënës së tij.
Viktima, Lirije Qerimaj, e kishte raportuar dhunën e burrit më 1 janar në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ku kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.
“Nga deklarata e të dëmtuarës, dhënë në Stacionin Policor në Skënderaj më 1 janar, rrjedh se burri i saj ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe natën e Vitit të Ri, derisa po i shikonte urimet e Vitit të Ri nga kunatat e saj, I pandehuri i kishte thënë “kush po të shkruan”, dhe e dëmtuara ia kishte kthyer se “kunatat”. I pandehuri ia kishte marrë telefonin dhe ia kishte shikuar duke e akuzuar se “je duke shkruar me persona të tjerë” dhe shkas i problemeve është xhelozia e tij e tepërt që ka ndaj saj”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës të cilën e posedon Gazeta Express.
Tutje, viktima katër ditë para se të vritej ka deklaruar në polici se bashkëshorti e ka rrahur me çka ka pasur në dorë.
“Sa shpesh më ka rrahë dhe më ka goditë me çka ka pasur në dorë, krejt syrin e kam pasur të mavijosur nga rrahja e tij në korrik të vitit 2021. Rastin nuk e kam raportuar në polici se po dyshoj mos ka ndonjë sëmundje mendore, e po i kalon gjithë kjo xhelozi që e ka. Por edhe me fëmijët është i egër, vetëm se fëmijët i rrijnë larg se nganjëherë kanë frikë nga ai”. Prej se jam martu kam probleme me burrë, dhunë fizike dhe psikike shpesh herë tenton të më largojë nga shtëpia.E njëjta ka rrëfyer se nuk është e pajtimit të ndahet nga bashkëshorti në rast se nuk ushtron dhunë ndaj saj. Njëherit ka deklaruar se ka nevojë për urdhër-mbrojtje dhe nuk e di se ku të shkoj në rast se burri nuk e lejon në shtëpi”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.
Aty theksohet se i pandehuri ka aluduar se gruaja po e tradhton por se nuk e di me kënd dhe së fëmijët i kanë thënë të mos e akuzojë nënën e tyre pa fakte.
Dëshmia e djalit të çiftit
Siç përshkruhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Qerimaj, nga deklarata e djalit të çiftit dhënë në polici, pos të tjerash rrjedh se ne ditën kritike ka qenë tek një fqinj i tij, aty e ka thirrë djali i hallës duke i thënë “shko në shtëpi se Skenderi e ka mbytë Lirinë”, i njëjti ka shkuar në shtëpi ka parë djalin e axhes, gruan e axhës dhe motrën e tij.
“Kanë hyrë në dhomën e ndejës dhe e kanë parë nënën e tij, tani të ndjerën, të shtrirë për toke dhe kishte gjak në fytyrë. Dikush e ka thirrë policinë, pastaj ka ardhë edhe autoambulanca. Prindërit e tij kanë pasur probleme për shkak të xhelozisë ku babai shumë herë e ka pyetur nënën se “a ke pas punë me ndonjë person tjetër”, por rastet nuk janë raportuar në polici deri më 1 janar 2022”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.
Djali i çiftit ka thënë se 51-vjeçari ka bërë përpjekje që nënën t’ia mbyste me çarçaf në gusht të këtij viti, gjatë kohës sa viktima ishte në gjumë.
“Në muajin gusht 2021, babai ka bërë përpjekje që natën kur ka qenë në gjumë ta plas me çarçaf, por nëna ka ikur në dhomën e fëmijëve por rastin nuk e kemi raportuar me shpresë se bëhet mirë”.
Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri ka mbajtë armë në shtëpinë e tij, nga një datë e pacaktuar deri më 5 janar 2022, “të cilën i pandehuri pas kryerjes së veprës penale “vrasje e rëndë” e ka dorëzuar në polici së bashku me tre fishekë”.
“I pandehuri ka deklaruar në polici se armën e ka marrë nga daja i tij, ndërsa ka thënë se edhe më herët ka pasur problem me gruan dhe njëherë e ka rrahë me duar dhe shuplaka”.
I pandehuri nuk është deklaruar në seancën dëgjimore të gjykatës, pasi sipas mbrojtjes së tij Elvir Imeri, ai ndodhet në gjendje të keqe emocionale dhe ka qajtur gjatë tërë kohës.
Sipas avokatit të Qerimajt, Elvir Imeri, i pandehuri ndihet i dëshpëruar dhe nuk e mban mend rastin e vrasjes së gruas. Prandaj avokati ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës