LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 48 vjeçares në Llaushë, Lumezi kërkon të shqyrtohen të gjitha veprimet e prokurores dhe mbrojtësit të viktimave

Vrasja e 48 vjeçares në Llaushë, Lumezi kërkon të shqyrtohen të gjitha veprimet e prokurores dhe mbrojtësit të viktimave

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, si autoritet kompetent, që të shqyrtojë të gjitha veprimet e prokurores lidhur me rastin e viktimës Lirije Qerimajt nga Llausha e Skenderajt.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se Lumezi ka kërkuar nga Ujkani, që nga të gjeturat eventuale t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, transmeton Telegrafi.

“Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar nga Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave që të shqyrtojë të gjitha veprimet e mbrojtësit të viktimave lidhur me këtë rast dhe nga të gjeturat eventuale të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.


Vrasja e 48 vjeçares në Llaushë, Policia thotë se djali i viktimës kishte insistuar që ajo të qëndrojë në shtëpi
Lexo po ashtu Vrasja e 48 vjeçares në Llaushë, Policia thotë se djali i viktimës kishte insistuar që ajo të qëndrojë në shtëpi

Lirije Qerimaj dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj para dy ditësh. Për vrasjen e saj ka pasur reagime të shumta, ndërkaq sot është duke u zhvilluar edhe një protestë në Skenderaj, kundër dhunës dhe vrasjes së grave.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., i cili dyshohet se vrau gruan e tij 48-vjeçare.

Nga prokuroria, përmes një komunikate për medie kanë thënë se këtë masë po e kërkojnë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze

Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze

Lajme
Kalo në kategori