LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Ferizaj që dyshohet se e kreu një polic, gjithçka që dihet deri më tani

Vrasja në Ferizaj që dyshohet se e kreu një polic, gjithçka që dihet deri më tani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, ku një person u vra në parkingun e sallës e dasmave “Fron Palace”,  derisa brenda ishte duke u mbajtur një dasmë.

I dyshuari për vrasjen e S.S është një zyrtar policor me inicialet F.R, i cili sipas informacioneve të deritanishme, vrasjen dyshohet se e kreu me armën zyrtare, derisa ishte me një veturë civile dhe jashtë orarit të punës.

Major Qazim Reka, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 19:25, në parkingun e sallës së dasmave.


“Sot me 16.08.2024, ne ora 19:25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore reaguese dhe hetuesit”, ka deklaruar Reka për Telegrafin.

Policia: Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj
Lexo po ashtu Policia: Zyrtari policor dyshohet se kreu vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët konfirmuan se i polici i dyshuar për vrasje është dorëzuar.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vet-dorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, njofton IPK.

I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore kanë deklaruar se do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.

Gjithashtu, IPK ka njoftuar se lidhur me rastin ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa prokuroria tashmë ka nisur hetimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori