LAJMI I FUNDIT:

Vozitja me një dorë është e rrezikshme!

Vozitja me një dorë është e rrezikshme!

Kompania britanike e sigurisë, Esure, ka bërë një hulumtim dhe ka ardhur në përfundim se vozitja me një dorë ngadalëson për 44 për qind reagimin e shoferit në situata ta paparashikueshme.

Edhe pse të gjithë mendojmë se është e parrezikshme që ta lëshojmë njërën dorë nga timoni, rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë ndryshe.

Në raport thuhet se edhe vetëm disa sekonda – p.sh. për ta ndërruar stacionin në radio – mund të bëjnë që ta humbni kontrollin mbi automjetin.


Po ashtu, këshillohet që të kemi kujdes të madh edhe gjatë ndërrimit të shpejtësive, në mënyrë që të mos vonohemi me kthimin e dorës në timon.

Të mos flasim, nëse hapni një shishe me ujë, apo dëshironi të hani diçka derisa vozitni (veprime që thuajse janë përditshmëri në rrugët tona).

Rreth tetë për qind e të anketuarve kanë pranuar se kanë përjetuar aksident ose i janë shmangur për pak aksidentit gjatë kohës që kanë vozitur me një dorë.

Nga të anketuarit, 17 për qind kanë thënë se nuk e konsiderojnë të rrezikshme vozitjen me një dorë, ndërsa 47 prej tyre kanë thënë se vozitin shumë shpesh me një dorë. /Telegrafi/