LAJMI I FUNDIT:

Volvo shkurton dy mijë vende pune

Volvo shkurton dy mijë vende pune

Prodhuesi suedez i automobilave ka paralajmëruar se më 25 qershor do të heqë nga puna rreth 2000 punëtorë nëpër botë. Ky plan social i paraparë duhej të vihej në jetë në fund të vitit dhe nënkupton shkurtimin e 1200 vendeve të punës në Suedi, 300 vende në vendet e huaja dhe anulimin e 500 kontratave.

Ne fund të 2007 filiali i saj “Ford” numëronte 244 mijë punëtorë 17.600 prej të cilëve në Suedi. Këto shkurtime përbëjnë 8% të efektivit.

Ky prodhues i justifikon këto masa si efekte nga ndryshimet negative ne ekonomi:dobësimi i vazhdueshëm i dollarit dhe nga rritja e çmimeve për lëndë të parë.Këto janë dy faktorë të rëndësishëm që kanë degraduar rentabilitetin.

Suedia ka vuajtur gjithashtu rënien ekonomike në tregun amerikan (një nga tregjet më të rëndësishëm për Suedinë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.


Shitja e veturave ne ShBA ka rënë 8,4% në 2007 në raport me 2006.Në tremujorin e parë të këtij viti “Volvo” ka humbur 151milion dollarë, por ka siguruar që do të rikthejë rentabilitetin.

Kërkesa për automobila ka qene e ulët dhe kryesisht ka pasur kërkesa për vetura ekonomike që harxhojnë më pak karburant.Këto rezultate do të çojnë në spekulime për të ardhmen e grupit suedez “Volvo”./Telegrafi/